Projekt-ligji për urdhrin e inxhinierit/ “Nuk duhet të miratohet”,drejtoresha e Urdhrit të Inxhinierëve të Shqipërisë reagon ashpër: Skatërron profesionistët e fushës po u miratua do…

Data

Prej vitit 2022 në Kuvend është propozuar një projektligj për krijimin e Urdhrit të Inxhinierëve. Kjo nismë ligjore nisi të diskutohet që në 2019-ën, ndërsa të përfshirë në projektligj ishin edhe arkitektët, të cilët u shkëputën më pas.

 

Në lidhje me këtë fakt, drejtoresha e Urdhrit të Inxhinierëve të Shqipërisë Dëshira Mena, e ftuar në një emision televiziv deklaroi se nëse miratohet urdhri i inxhinierit, shkatërrohen profesionistët e kësaj fushe. Ajo theksoi se projekt-ligji për urdhrin e inxhinierëve nuk duhet asesi të miratohet, sepse nuk mbron profesionistët e fushës.

“Nëse miratohet urdhri i inxhinierit, shkatërrohen profesionistët e kësaj fushe. Ne si inxhinier nuk mund të anashkalohemi, sepse ne jemi grupi i vërtetë i interesit. Projekt-ligji për inxhinierët nuk duhet të miratohet.

Është thënë në Komisionet Parlamentare se po mbrojnë interesat e shoqatave, kur në fakt një shoqatë e krijojnë edhe 3 inxhinierë prsh, ata nuk janë përfaqësues i vërtetë i profesionit”, deklaroi Mena.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related