Buxheti total i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit për vitin e ardhshëm parashikohet në 7,4 miliardë lekë, një rritje prej 20 për qind krahasuar me vitin 2025. Ministri Blendi Gonxhja shprehet se projektbuxheti 2026 për Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit paraqet një vizion të qartë për forcimin e turizmit të qëndrueshëm, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe rritjen e kapaciteteve krijuese e sportive në vend. “Prioritetet strategjike pasqyrojnë angazhimin për zhvillim afatgjatë dhe rritje të ndikimit kulturor, ekonomik dhe social”, shprehet Blendi Gonxhja ministër i MTKS-së në një postim në rrjete sociale.
Ministri Bendi Gonxhja bën me dije se 7.4 miliardë lekë buxhet total për MTKS (+20 për qind ) krahasuar me 2025, ku 4.95 mld lekë Kultura , 67 për qind e fondeve të ministrisë, +19.4 për qind krahasuar me 2025; Turizmi: 919 milionë lekë, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit; Sporti: 834.6 milionë lekë, +32 për qind krahasuar me vitin e kaluar; Rinia: 285.8 milionë lekë, për financimin e politikave rinore; 2.08 mld lekë për paga dhe sigurime; 2.64 mld lekë për shpenzime operative; 2.66 mld lekë për investime kapitale. Në 17 nëntor, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja prezantoi në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, si dhe në Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet buxhetin 2026 për institucionin që ai drejton.
