Bushati: Tirana do të jetë një luftë ‘vëllavrasëse’ mes socialistëve

Data

Për analistin Andi Bushati, Tirana do të jetë një terren ku do të zhvillohet një luftë vëllavrasëse mes socialistëve.

Bushati u shpreh se, Edi Rama me listën e hapur në Tiranë ka futur sherrin brenda PS-së dhe këta do të shqyejnë njëri-tjetrin.

Tirana do të jetë një luftë vëllavrasëse midis socialistëve, sepse ka shumë vende për njerëz që kanë një profil politik në PS.

Nga një anë, janë të gjithë socialistët e vjetër, Braçe, Majko, Xhafaj, Kodheli.

Nga ana tjetër janë të gjithë ministrat e mandateve të fundit të Ramës, nja 5-6 copë. Dhe këta do të luftojnë për shumë pak vende që nxjerrin listat e hapura për deputet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related