Një veprim autokrati” Kështu e ka konsideruar analisti Andi Bushati veprimin e Edi Ramës, i cili i ndaloi kandidatët e tij të merrnin nga KQZ pamjet e numërimit të votave, pas dyshimeve për tjetërsim të tyre.
I ftuar në MCN, Bushati tha se nga mesazhi i Ramës kuptohej se ai nuk kishte hallin e votave dhe të demokracisë, por se i prishej imazhi nga mediat. Sipas Bushatit, Rama ka një projekt shumë më të keq dhe më të dëmshëm dhe me pasoja afatgjata, që është nënshtrimi i shoqërisë.
Sa i përket debatit, nëse a duhet të largohet Sali Berisha nga drejtimi i PD-së apo jo, Bushati tha se kjo po nxitet nga propaganda e Edi Ramës. Ai shtoi se impakti i Berishës sot në jetët tona është zero, pasi me aq deputetë nuk ka fuqi as të ndalojë ndonjë ligj në Kuvend, dhe sipas tij, mediat duhet të merren me pushtetin.
“Është veprim tipik prej autokrati, iu thotë të vetëve me përbuzje kush jeni ju që doni të shikoni që sa vota keni marrë. Po të shihni gjuhën e Ramës, ishte kjo, do i hidhni material qenërisë dhe në qasje Rama kishte hallin e mediave. Vota dhe demokracia nuk i vlejnë para imazhit. Ironike dhe e bukura është kjo që njeriu që i futi njerëzit në grevë urie me moton hap kutitë ose largohu, iu thotë të vetëve bëhuni rojtarë të kutive të mbyllura. Edi Rama ka një projekt shumë më të keq dhe më të dëmshëm dhe me pasoja afatgjata, që është nënshtrimi i shoqërisë dhe i bën të pamundura zgjedhjet, por do votime. Këtu në 11 maj ndodhën votime, ka 100 mijë raste, boll të kapësh ngjarjet e sotme të SPAK që nuk kishte njeri që se dinte se Troplinët po bënin kërdinë në Durrës dhe kuptohet qartë lidhja mes pushtetit dhe organeve ligjzbatuese dhe SPAK i la të vepronin nën zgjedhje dhe i arrestoi pas zgjedhjeve.
Çdo mendje normale duhet të bëjë paqe me faktin se këtu nuk ka më zgjedhje. Në optikën time siç e kuptoj unë politikën Berisha nuk duhet të ikë sot, por të ikte që në 1997. Ti dështon njëherë dhe nuk ke arsye pse të rrish. Por kjo nuk domethënë se do e vëmë theksin a duhet të ikë Berisha apo jo. Kjo po nxitet nga propaganda e Ramës. Në debatet në studio televizive, 90% e zë fakti a do ikë Berisha dhe çdo ndodhë me PD-në po nuk iku Berisha. Po të shohësh sot impakti i Berishës dhe PD mbi jetët tona, është thuajse zero. Nuk ka mundësi as të pengojë ndonjë ligj në parlament me aq sa ka. Po flasim mbi një njeri që nuk ka fuqi mbi jetën tonë dhe nuk bëjmë debat mbi një parti dhe forcë që ka pushtet absolut mbi ne.
