Britanikët dhe gjermanët nuk i garantojnë sigurinë, zbulohet arsyeja pse Edi Rama shtyhu takimet me shqiptarët në Angli e Gjermani që ishin parashikuar të mbaheshin më 2 dhe 16 qershor

Data

Takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Britaninë e Madhe në kuadër të turit të diasporës, i parashikuar që të mbahej të dielën më 2 qershor, është shtyrë. Mësohet se takimi është shtyrë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe për faktin se autoritet nuk i kanë siguruar dot sallë dhe s’garantojnë dot siguri në ambientet që Rama ka kërkuar që të mbahet takimi, nisur edhe nga fakti se shumë emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe, janë të pa kënaqur me politikat e ndjekura nga kryeministri i Shqipërisë, por edhe për shkak se janë të zënë me punët e tyre të brendshme, sikundër janë zgjedhjet e parakohsme. Kështu që në këto kushte ende nuk është caktuar një datë se kur do të zhvillohet, edhe pse thuhet se takimi si Ramës me shqiptarët në Angli mund të mbahet më 9 qershor ose mund të jetë shtyrë për në shtator. Por pas Londrës, kryeministri Edi Rama ka shtyrë edhe takimin që kishte parashikuar me emigrantët  në Dyseldorf  në Gjermani. Ky takim ishte parashikuar për në datën 16 qershor, ndërsa raportohet se shkak i shtyrjes janë zgjedhjet në Parlamentin Evropian. Mësohet se ky takim pritet të zhvillohet në muajin shtator. Megjithatë mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë me konkretisht.

Çfarë ka ndodhur?

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama dhe administrata e tij kanë nisur një tur nëpër Evropë për t’u takuar me emigrantët shqiptarë në këto vende, si një mënyrë për t’ju shprehur mbështetjen por edhe për t’i thirrur që të vijnë në vendin e tyre, për të jetuar, investuar apo punuar. Turi i tij nisi me kryeqytetin e Greqisë, Athinën në datën 12 maj, ku mijëra shqiptarë u mblodhën në stadiumin “Galatsi” për të dëgjuar fjalën e tij. Ndalesa e dytë në rrugëtimin e Ramës, ishte në Milano në datën 26 maj, ku u takua me komunitetin shqiptar në këtë vend. Data 2 qershor, ishte njoftuar si dita ku Rama do të takohej me shqiptarët që jetojnë në Britani, por si duket kjo do të realizohet në 9 qershor, disa ditë më vonë se ajo e premtuara. Pas kësaj, kryeministri do të zhvillojë takimin e tij në Gjermani, e cila do të jetë edhe faza përmbyllëse e turit evropian.

Rama përshëndet turin e takimeve

Kryeministri Edi Rama përmbylli ndalesën e parë të rrugëtimit në komunitetet shqiptare të Europës, me takimin madhështor që pati më 12 maj në Stadiumin Galatsi në Athinë me bashkatdhetarët tanë që jetojnë e punojnë në Greqi. “Para nisjes për Tiranë nga Athina, pas përjetimit në çdo qelizë të frymës së thellë të atdheut mes shqiptarëve të Greqisë dhe me ndjenjën më të hatashme të mirënjohjes, për të gjithë ata që u derdhën lumë drejt Stadiumit Galatsi, ku u bënë shëmbëlltyra e një zemre gjigante shqiptare, që rrahu anembanë vendit fqinj, duke e shfaqur sot Shqipërinë me të gjithë krenarinë legjitime të bijve e bijave të saj dhe me dëshirën e fortë për të hapur, sipas porosisë së Naimit tonë një kapitull të ri vëllazërimi, rendi europian e paqeje me prosperitet me Greqinë, ku realiteti i ri që ka krijuar afirmimi qytetar i shqiptarëve të Greqisë, si edhe realiteti i afirmuar i grekëve të Shqipërisë, na e ka vënë mu përpara syve ftesën e urtë për ta parë të shkuarën përmes të ardhmes, e jo më anasjelltas nëse duam, bashkërisht, që më në fund Shqipëria dhe Greqia të bëjnë për popujt e tyre, atë që popujt e tyre kanë bërë për njëri-tjetrin përgjatë historisë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related