Botafogo mbeti me 10 lojtarë pas vetëm 29 sekondave lojë, me Gregoren që u ndëshkua me karton të kuq. Ai episod i ndryshoi planet e skuadrës, që gjithsesi gjeti forca dhe realizoi një paraqitje madhështore.
Golat e Luiz Henrike, Aleks Tejes dhe Zhunior Santos i dhanë suksesin Botafogos.
Për Atletiko Mineiro nuk mjaftoi rrjeta e Zhunior Santos. Finalja në Buenos Aires të Argjentinës konfirmoi edhe një herë supremacinë e skuadrave braziliane në futbollin latin.
Prej vitit 2019, Kupa Libertadores fitohet vetëm nga ekipe braziliane, me Botafogon që bëhet e gjashta me radhë në listë.
