Bonusi i pranverës shpërndahet në mars, si do të jepet shpërblimi për 730 mijë pensionistë, ja kategoritë që…

Data

Eksperti ekonomisë, Rron S. Shkamborri, ka komentuar vendimin e qeverisë për shpërndarjen e bonusit në mars për pensionistët, duke e vlerësuar atë si një masë pozitive për të ndihmuar këtë kategori sociale në përballimin e kostove të jetesës, sidomos për shkak të inflacionit dhe rritjes së çmimeve. Në një intervistë për gazetën “SOT” ai shprehet se qeveria duhet të shqyrtojë gjithashtu mundësinë e rritjes graduale të pensioneve për të garantuar një standard më të lartë jetese dhe mbrojtje sociale për pensionistët. Po ashtu, Z. Shkamborri ka treguar dhe sasinë e parave që do të përfitojnë pensionistët, por edhe kategoritë që do e marrin këtë bonus.

-Zoti Shkamborri, si e shikoni vendimin e qeverisë për t’iu dhënë pensionistëve bonusin e pranverës dhe a duhet të kthehet në një normë të përhershme?

Vendimi i qeverisë për të dhënë bonusin e pranverës për pensionistët është një hap pozitiv, pasi ndihmon në përballimin e kostove të jetesës, veçanërisht në kushtet e inflacionit dhe rritjes së çmimeve. Megjithatë, ky bonus nuk duhet të mbetet një masë e përkohshme, por duhet të kthehet në një praktikë të rregullt, duke u dhënë pensionistëve dy herë në vit, si në pranverë, ashtu edhe në fundvit. Përtej bonuseve, është e domosdoshme që qeveria të shqyrtojë rritjen graduale të pensioneve çdo vit, në përputhje me rritjen e inflacionit dhe nevojat e pensionistëve. Kjo do të siguronte një përmirësim të ndjeshëm të standardit të jetesës së kësaj kategorie dhe do të ndihmonte në garantimin e një mbrojtjeje më të mirë sociale për ta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related