Ligji për SPAK e GJKKO në Gjykatën Kushtetuese, seanca e radhës më 23 prill, do të shprehet për kushtetutshmërinë e…

Data

Ligji për Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe Gjykatën e Posaçme (GJKKO) do të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese më 23 prill, me praninë edhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Seanca e kësaj të enjteje është shtyrë me gati një muaj pikërisht për t’i dhënë KLGJ-së kohë që të përgatisë qëndrimin e saj si institucion i interesuar. Në shqyrtim u mor kërkesa për interpretimin nëse është apo jo Kushtetues pika 5 e nenit 6 të ligjit që formon një të ashtuquajtur “Komision i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës së Kandidatëve për të t’u bërë anëtarë të SPAK dhe GJKKO”. Çështja ka mbërritur në Kushtetuese nga Gjykata Administrative e shkallës së parë, e cila ka pranuar kërkesën e gjyqtarit Gerd Hoxha, që ky nen të mbërrinte menjëherë në gjykatën më të lartë në vend.

Gerd Hoxha, aktualisht nënkryetar i Gjykatës së Tiranës, kishte aplikuar në KLGJ për t’u ngritur në detyrë si gjyqtar i posaçëm, pasi kishte kaluar me sukses 2 shkallët e vettingut. Por kjo nuk i ka mjaftuar. Një komision tjetër i posaçëm, i parashikuar nga ligji për funksionimin e GJKKO dhe SPAK, e ka skualifikuar në garën për shkak se sipas tyre nuk plotësonte kriteret, që lidheshin me pasurinë dhe integritetin. Për gjyqtarin Hoxha ky është një vetting i dytë që i është bërë dhe kjo është antikushtetuese për shkak se nuk mund të gjykohet dy herë për të njëjtën çështje. Në argument i përdorur nga Komisioni, që përbëhet nga 2 prokurorë të SPAK, një anëtar të GJKKO, një hetues financiar i SPAK dhe një anëtar i BKH, ishte një takim i gjyqtarit Hoxha me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, më 20 qershor 2024 në një aktivitet publik të ambasadës britanike, me qindra të ftuar për ditëlindjen e Mbretit Charles III. Ky takim u konsiderua si kontakt i papërshtatshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related