Policia suedeze ka larguar me forcë Greta Thunberg dhe aktivistët e tjerë, që kishin bllokuar hyrjen në ndërtesën e Parlamentit suedez për të dytën ditë me radhë.
Dy policë e tërhoqën zvarrë, duke e vendosur rreth 20 metra larg portës kryesore të Parlamentit. Thunberg dhe dhjetëra ambientalistë bllokuan hyrjen kryesore të Parlamentit suedez të hënën, duke protestuar kundër efekteve të krizës klimatike.
