Biseda telefonike mes Trump dhe Putin, reagon Ukraina: Ne nuk jemi informuar

Data

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës ka thënë se Kievit nuk i është ofruar ndonjë njoftim paraprak për një telefonatë të raportuar mes Donald Trump dhe Vladimir Putin

Ishte Washington Post i cili thoshte se një telefonatë mes dy liderëve ishte zhvilluar të enjten.

Media citonte burime që thanë se Ukraina u njoftua për thirrjen, dhe nuk kundërshtoi që biseda të zhvillohej.

Por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme tha se ishte “e pamundur” që Ukraina të kishte miratuar ose kundërshtuar thirrjen, pasi raportet që sugjeronin se kishte njoftim paraprak ishin “të rreme”.

Kujtojmë se biseda telefonike mes Putinit dhe Trump nuk ësht konfirmuar ende nga burime zyrtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related