BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

Data

Në pamje të parë, mbulimi i medias audiovizive gjatë fushatës elektorale që u hodh pas krahëve duket i balancuar. Të dhënat e Autoritetit të Mediave Audiovizve tregojnë se gjatë edicioneve informative në 18 televizionet kryesore të vendit, Aleanca për Shqipërinë Madhështore e udhëhequr nga Partia Demokratike mori 51% të kohës televizive, ndërsa Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama vetëm 42.9%.

Megjithatë, një analizë më imët e monitorimeve të AMA-s tregon se në tre televizionet kombëtare private – TV Klan, Top Channel dhe Vizion Plus, të cilat kotrollojnë më shumë se dy të tretat e audiencës televizive, Partia Socialiste mori 52% të hapësirës në edicione informative, krahasuar me 44.5% të Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Ndërkohë, që të gjithë subjektet e tjera garuese në zgjedhje morën më pak se 4%. Sipas vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it “mjedisi i kufizuar mediatik dhe mosrespektimi në mirëbesim i parashikimeve ligjore, bëri që zgjedhësve t’u mohohej informimi i pavarur, i shumëllojshëm dhe solid, lidhur me garën zgjedhore.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related