Biletat e sfidës Shqipëri-Serbi me short, publikohet komunikata e FSHF!

Data

Shqipëria do të luajë përballë Serbisë më 7 qershor në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026.

Sa i përket shitjeve të biletave, FSHF njofton se do të ndjekë një procedurë të posaçme, sipas organit qeverisës së futbollit me qëllim menaxhimin sa më efikas të kërkesës së lartë nga tifozët shqiptarë.

Duke qenë se kërkesat pritet të tejkalojnë kapacitetin e stadiumit, FSHF bën me dije se nuk do të ketë shitje të menjëhershme të biletave, por do të ndiqet procedura e mëposhtme:

–              Tifozët do të kenë mundësinë të plotësojnë një formular aplikimi elektronik, për të shprehur interesin e tyre për të siguruar bileta. Ky formular do të publikohet nga FSHF më 15 maj 2025.

–              Çdo aplikant mund të kërkojë deri në 4 bileta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related