Paga mesatare mujore bruto arriti në nivelin e 75,114 lekëve në tremujorin e dytë të vitit 2024, por gati gjysma e të punësuarve me pagë zyrtare paguhen më pak se 50 mijë lekë në muaj dhe rreth 70% paguhen në nivelin e pagës mesatare në vend.
Pavarësisht se “ditë-natë” kryeministri Edi Rama bën propagandë se ka rritur rrogat, në realitet ndodh e kundërta pasi sipas të dhënave të INSTAT, rreth 45% të punësuarve sipas deklarimit zyrtar në tatime paguhen nën 50 mijë lekë bruto në muaj.
Në totalin e të punësuarve me pagë në tremujorin e dytë, 25% paguheshin deri në pagën minimale.
Në kufirin 40,001-50,000 lekë paguhen 20% e të punësuarve. Më tej në kategorinë e pagave 50.001- 60.000 lekë, paguhen 9.4% e të punësuarve dhe në kategorinë 60.001-95.000 lekë 26.8% e të punësuarve që u takojnë më së shumti punonjësve në administratë.
Por duke qenë se shumica të punësuarve në këtë nivel pagash përbëhen nga mësues infermierë dhe kishin paga nën nivelin e mesatares deri në qershor 2024, pjesa e të punësuarve me pagë që paguhen nën nivelin e pagës mesatare përbën mbi 70% të të punësuarve.
