Bankat e mëdha, mediat, linjat ajrore dhe hekurodhore kanë pësuar aktualisht ndërprerje të mëdha të shërbimit të IT-së në të gjithë botën, ku shkak dyshohet se është bërë një kolaps kibernetik.
BBC raporton se fluturimet janë ndaluar në aeroportin e Sidneit dhe United Airlines. Gjithashtu platforma e bursës së Londrës ka shfaqur gjithmonë ndërprerje të sistemit.
Kolapsi ka prekur edhe disa nga bankat shqiptare, të cilat po përballen me vështirësi për të procesuar veprimet me jashtë për shkak të rënies së sistemeve të IT-së.
Kompania e teknologjisë, Mikrosoft ka reaguar në lidhje me këtë kolpas që prekur gjithë botën, duke thënë se po ndërmerr “veprime zbutëse” pas problemeve të shërbimit. Kompania thotë se ndërprerja filloi rreth orës 18:00 ET (0000 BST) të enjten.
Microsoft deklaroi se po heton çështjet me shërbimet “cloud” në SHBA dhe një çështje që ndikon në disa nga aplikacionet dhe shërbimet e saj.
