Berisha uron për Krishtlindje: “Shpresoj që festat e ardhshme t’i gjejmë pa kolerën e zezë që ka pllakosur Shqipërinë”

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë urimet e tij për besimtarët e krishterë shqiptarë me rastin e Festës së Krishtlindjes, gjatë një konference për mediat.

Në fjalën e tij, Berisha vlerësoi figurën e Krishtit Mbret, duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm të mësimeve dhe moralit të tij në formësimin e qytetërimit perëndimor dhe të vlerave universale të njerëzimit.

Ai shprehu mirënjohje të veçantë për klerin e krishterë, duke vlerësuar kontributin e tyre në lartësimin e vlerave shpirtërore, besimit dhe solidaritetit shoqëror ndër shqiptarë.

Në mesazhin e tij, Berisha uroi që Krishtlindjet e ardhshme të festohen në kushte krejt të ndryshme për vendin, duke përdorur tone të forta politike.

“Uroj besimtarët dhe mbarë shqiptarët që Krishtlindjet e tjera t’i festojmë pa këtë kolerë të zezë që ka pllakosur vendin. T’i festojmë në liri, dinjitet, shpresë dhe besim në të ardhmen”, u shpreh Berisha.

Deklarata e tij vjen në një klimë të tensionuar politike, ku opozita vijon kritikat e forta ndaj qeverisë dhe e konsideron ndryshimin politik si kusht për rikthimin e shpresës, dinjitetit dhe lirisë për qytetarët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related