Berisha thirrje qytetarëve: “Nisim sezonin e protestave të pandalshme për votën e lirë”

Data

Kreu i PD-së Sali Berisha, dy orë para nisjes së protestës iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen aksionit opozitar.

Berisha thekson se opozita ka nisur sezonin e protestave të vazhdueshme deri në realizimin e qëllimit të tyre për t’u dhënë mundësi të gjithë shqiptarëve të votojnë si qytetarë të lirë.

“Ftoj qytetarët e Tiranës dhe të gjithë qytetarët e tjerë të nisim sezonin e protestave të vazhdueshme, deri sa të realizojmë qëllimin tonë, t’u japim mundësi shqiptarëve të votojnë si qytetarë të lirë”, shkruan Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related