Berisha të paktën ka “Qytetarin Dixhital”, Meta ngre akuza nga vetja: Ushtria përdoret për të mbjellë kanabis

Data

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta doli në një konferencë për mediat dje, një ditë pas protestës së opozitës. Meta renditi arsyet pse aksioni dhe protesta e opozitës duhet të vazhdojë, ndërsa tek arsyet, ai ngriti akuza të forta duke thënë se një pjesë e ushtrisë përdoret për të mbjellë kanabis sativa. “Të gjithë e dinë se produktet e Ballkanit të Hapur kanë përmbytur tregun tonë dhe kanë falimentuar fermerin shqiptar.

Jemi një vend që qeveriset nga një bandë e pashpirt që vjedhin edhe racionin e fëmijëve, edhe ilaçet e tumoreve dhe grabisin edhe tokat e komuniteteve fetare, marrin ryshfet edhe nga varrosjet e qytetarëve. Ndërkohë, Edi Rama i ka kthyer zyrat e shtetit si më të sigurtat për kriminelët. Një pjesë e ushtrisë përdoret për të mbjellë kanabis, ndërsa fiken radarët. Janë kaq shumë arsye për të protestuar”, deklaroi ai. E teksa Berisha dihet që për këto lloj denoncimesh i referohet Qytetarit Dixhital, Ilir Meta nuk dha ndonjë referencë, dëshmi anonime apo provë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related