Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha për gazetarët përpara Kuvendit, se Edi Rama e ka ndaluar këndimin e këngës ‘Mora fjalë’ në stadium me urdhër të Beogradit.
“Këto unë kisha për të mos u ndalur edhe njëherë, por do ndalem shumë herë tek ndalimi që i bënë në stadium himnit të kuqezinjve, himnit të këngës ‘Mora fjalë’.
Kënga ‘Mora fjalë’ e Naim Gjoshës u shndërrua edhe falë virtuozitetit të Shkurte Fejzës në një himn të vërtetë të kuqezinjve.
Tani, zëvendësimi që pretendon Edi Rama se i ka bërë me këngën tjetër shumë të bukur kushtuar Shqipërisë ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’, janë dy këngë të ndryshme.
Njëherë në radhë të parë Shqipëria ka himnin aty, se çdo ndeshje hapet me himnin kombëtar. Pra, Shqipëria është e pranishme. Flamuri është himni. Së dyti, duhet të jemi të sinqertë, unë e dua shumë ‘Rrjedh në këngë dhe ligjerime’, por për tifozerinë është më lehtësisht e këndueshme ‘Mora fjalë’.
