Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës “The Western Balkans Paradigm” tha se Shqipëria duhet të eliminojë narko-shtetin dhe narko-ekonominë dhe të bëhet një vend ku sundon ligji.
Kryedemokrati theksoi gjithashtu se Shqipëria ka ligje shumë të mira, por asgjë nuk respektohet.
Sipas tij këto reforma, të cilat i dhanë qeverisë kontrollin e gjyqësorit po shkatërrojnë vendin dhe janë shumë të dëmshme për demokracinë në Shqipëri.
“Mendoj se viti 2030 nuk është vit realist. Kur shikon vendet, të cilat shkelin masivisht zgjedhjet, shkelin të drejtat e njeriut, po të shkosh në burgjet shqiptare, 70 përqind e të burgosurve janë në paraburgim, pra thjesht plasi aty. Po të shikosh të drejtën e pronës dhe të drejtat e tjera, janë shkelje masive e të drejtave të njeriut. Sikurse u thashë, nuk ekziston një ekonomi tregu konkurruese në këtë vend. Kemi një narko-ekonomi dhe ekonomia e oligarkëve dhe klientëve. Është thelbësore që ekonomia e tregut të bëhet konkurruese në këtë vend. Përndryshe miliarderët, sepse ata përdorin emra të rremë, do vijnë dhe do ngrenë kulla në kryeqytetet tuaja, do të blejnë influencë dhe gjithçka.
Shqipëria duhet të eliminojë narko-shtetin dhe narko-ekonominë dhe të bëhet një vend ku sundon ligji. Shqipëria ka ligje shumë të mira, por asgjë nuk respektohet. Kushtetuta, kur nuk i përshtatet vullnetit të kryeministrit, shkelet haptas. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, kur nuk i përshtaten vullnetit të kryeministrit, nuk respektohen. Por kur vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk respektohen, nuk kemi më ligj, nuk kemi më shtet të së drejtës. Respekti i plotë i ligjit, reformat duhet të zbatohen, por edhe të vlerësohen. Shqipëria ka pasur një përvojë shumë të hidhur me reformën në drejtësi.
