Teksa Sali Berisha po prezanton sot kandidatët për deputetë të qarkut të Elbasanit për zgjedhjet e 11 majit, deputeti Dash Sula, i lënë jashtë listave të PD, nuk ka kursyer kritikat dhe ironinë. Sula ka kujtuar Primaret, proces që u promovua si garanci e demokracisë brenda PD, por që u zhbënë nga vetë Berisha.
Ai shkruan se demokratët e besimit të krishterë janë të papërfaqësuar në Elbasan, ndërsa akuzon Berishën se ka injoruar anëtarësinë e PD në këtë qark duke ‘djegur’ votat e tyre në Primare. Sipas Sulës, statuti i partisë është kthyer në një ‘letër bakalli’ nga ata që ai i quan si ‘kryemagjistratët’ e listave.
“Kush i përfaqëson demokratët e besimit të krishter në listën e PD në Elbasan?! Zhdukja nga lista e kandidatëve e deputetit që mbështet shtetin ligjor dhe drejtësinë e barabartë për të gjithë. Injorimi i antarësisë së Partisë Demomratike të Elbasanit duke i djegur e bërë hi votatat e tyre në Primare.
