Berisha paralajmëron: Do të padis Erion Veliajn për mashtrim të publikut

Data

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar se do të padisë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili u arrestua me urdhër të SPAK.

Berisha u shpreh se Veliaj do të paditet për mashtrim të publikut, referuar publikimit nga ana e kryebashkiakut të transkriptimin e replikave me prokurorin e çështjes në seancë.

Kryedemokrati thekson se “publikimi nga Gjykata të audios së atij momenti tregonte se çfarë njeriu pa karakter dhe moral ka qeverisur Bashkinë e Tiranës”.

Ai theksoi se përpilimi i aktakuzës ndaj Erion Veliajt do të nisë nga dita e nesërme, ndërsa kërkoi nga Rama që të sqarojë pozicionin e tij në këtë rast.

Sali Berisha: “Famoz në mashtrimet e tij publike, Lali Vjedhësi mashtroi qytetarët e Shqipërisë dhe komunitetit ndërkombëtar, duke postuar nga qelia procesverbal të falsifikuar dhe manipuluar, me të cilin ai me çdo kusht donte të rëndonte pozicionin e prokurorit të dosjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related