Berisha në SPAK/ flet Noka: Kjo është një ngrehinë kriminale

Data

Berisha është paraqitur sot në SPAK për t’u marrë në pyetje lidhur me privatizimin e ish-klubit Partizani. Në mbështetje të tij kaanë shkuar edhe deputetë të opozitës, ndër ta dhe Flamur Noka.

Ai ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme është një ngrehinë kriminale. Në një prononcim për mediat Noka e cilësoi të paligjshëm vendimin për të mos lejuar Berishën të marrë pjesë në seancat plenare.

“Kjo është një ngrehinë kriminale. Çfarë lidhje ka vajtja e tij në parlament me dosjen Partizani. Me një urdhër politik, kriminelët e SKAP-it po mbajnë jashtë detyrave një deputet. Këtu ka një regjim kriminal të narkotrafikantëve që ka qëllim të zhdukë pluralizmin dhe demokracinë”, tha Noka.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related