Banka e Shqipërisë bën të ditur se, që prej aplikimit për herë të parë në vitin 2022, NEI (Norma Efektive e Interesit) maksimal ka pësuar një rënie të fortë për kreditë me këste për shumën 200.000 lekë. Përpara masave të marra nga Banka e Shqipërisë, NEI maksimal i ofruar në treg arrinte në 300%, ndërsa sot, katër vite më pas, ky tregues i përllogaritur dhe i publikuar nga Banka e Shqipërisë ka zbritur në 71%.
Çfarë është Norma Efektive e Interesit?
Norma Efektive e Interesit përfshin të gjitha kostot që një kredimarrës paguan për kredinë e marrë (si p.sh. norma e interesit, komisionet e ndryshme, kosto e mbajtjes së një llogarie nëse është e detyrueshme për të marrë kredinë, primi i sigurimit që paguan kredimarrësi, etj.). Ndërsa, NEI maksimal nënkupton një normë tavan interesi për kreditë konsumatore. Produktet e kredisë konsumatore, edhe pse në shuma të vogla, ndikojnë në financat e një grupi të gjerë konsumatorësh.
