Berisha: Dorëheqjet e Ballukut i ka firmosur vetë Rama për alibi

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se Belinda Balluku i ka paraqitur tre herë dorëheqjen, por ai nuk e ka pranuar.

Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi qëndrimin e Ramës si “cinizëm ekstrem”, duke ironizuar edhe mënyrën se si kryeministri foli për zv/kryeministren në mbledhjen e grupit parlamentar të PS.

Sipas Berishës, pretendimi për tre dorëheqje të paraqitura nga Balluku është një përpjekje për të krijuar alibi publike. Ai deklaroi se në një debat të zhvilluar më parë, në prani të zyrtarëve të lartë të qeverisë, Balluku ka kundërshtuar prerazi dorëheqjen.

Berisha akuzoi Ramën se ka firmosur vetë dorëheqjet për të ndërtuar një narrativë mbrojtëse, duke shtuar se qëllimi është shmangia e përgjegjësisë politike në kushtet e hetimeve nga SPAK.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related