Berat – Identifikohet 37-vjeçari i plagosur me armë zjarri: Fabjel Toska (Xhindi), ende mister rrethanat e sulmit

Data

Është identifikuar 37-vjeçari që u paraqit pas mesnatës në spitalin e Beratit i plagosur me armë zjarri. Bëhet fjalë për Fabjel Toska, i njohur edhe me mbiemrin Xhindi, banues në Berat.

Sipas njoftimit zyrtar, i riu mbërriti në spital rreth orës 00:55 me plagë të shkaktuara nga armë zjarri, ndërsa deri tani nuk ka asnjë informacion mbi mënyrën dhe vendin se si është qëlluar.

Burime mjekësore bëjnë me dije se 37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është marrë në pyetje nga autoritetet, por rrethanat e plagosjes vijojnë të mbeten të paqarta.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia ngriti grupin hetimor, i cili po punon nën drejtimin e Prokurorisë për:

  • zbardhjen e plotë të ngjarjes,
  • përcaktimin e motivit,
  • identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Beratit, por ende nuk është përcaktuar nëse ka qenë atentat, konflikt i çastit apo plagosje aksidentale.

Hetimet vijojnë me intensitet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related