Kryeministri i Izrael, Benjamin Netanyahu, po shqyrton mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, me një datë të mundshme më 1 shtator, sipas raportimeve të mediave izraelite.
Sipas burimeve, Netanyahu po përballet me presion në rritje nga partitë ultra-ortodokse brenda koalicionit qeverisës, të cilat preferojnë një datë në fillim të shtatorit. Kjo periudhë përkon me muajin hebraik Elul, që konsiderohet politikisht i favorshëm për mobilizimin e elektoratit të tyre.
Raportohet se kryeministri është i prirur drejt këtij skenari për të fituar më shumë kohë në menaxhimin e zhvillimeve të brendshme dhe atyre të sigurisë, sidomos në lidhje me tensionet rajonale, përfshirë situatën me Iranin.
Megjithatë, një përshkallëzim i papritur në skenën politike ose të sigurisë mund ta shtyjë atë të përshpejtojë vendimin për zgjedhje më herët.
Diskutimet për zgjedhje të parakohshme vijnë në një moment delikat për Izraelin, ku balancimi mes stabilitetit të brendshëm politik dhe sfidave të jashtme mbetet një çështje kyçe për qeverinë.
