Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje aktorëve politikë dhe institucioneve të Kosovës të vetëpërmbahen nga “çdo ndërhyrje e papërshtatshme” në punën e Gjykatës Kushtetuese, e cila kohëve të fundit është kritikuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe zyrtarë të partisë së tij.
Një zëdhënës i bllokut evropian tha të premten për Radion Evropa e Lirë se “roli i Gjykatës Kushtetuese është ta interpretojë dhe ta sigurojë respektimin e Kushtetutës së Kosovës”.
“Është detyrë e të gjithë aktorëve politikë dhe institucioneve të Kosovës që ta respektojnë këtë rol dhe të përmbahen nga çdo formë e ndërhyrjeve të papërshtatshme në punën e gjyqësorit dhe të Gjykatës Kushtetuese, përfshirë edhe përmes sulmeve personale”, tha zëdhënësi.
