Bayern luan në fushën e Aston Vilës, ish-mesfushori gjerman: Anglezët fitojnë 3-2

Data

Ish-mesfushori gjerman, Tomas Hiclsperger, i cili luajti si për Bayernin dhe Aston Vila, e sheh skuadrën e Mynihut përballë një detyre të vështirë

“Nëse skuadrat kanë dobësi, është më shumë në mbrojtje. Të dyja ekipet do të përballen me disa sfida”,analizon Hiclsperger në “Kicker”.

“Mund të jetë një lojë e hapur me shumë gola, unë parashikoj një fitore 3- 2 për Vilan”, tha 42-vjeçari.

Sipas gjermanit, çelësi për suksesin e Aston Vilas është trajneri Unai Emeri: “Emeri është një fat absolut për klubin”, vlerëson ish-mesfushori, i cili ishte nën kontratë me klubin nga Birmingam nga viti 2000 deri në 2005.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related