Basir Çollaku tregon lidhjet e Ramës me kartelet dhe agjentët si Coldea, ja pse ikjet nga Këshilli i Ministrave…

Data

Dosja “Narco-Rama”, që përfshin të dhëna për Ramën, qeveritarët e tij, bordet e institucioneve qendrore dhe lokale, drejtësinë, policinë, biznesin dhe mediat, ka trokitur tashmë në dyert e Kryeministrisë. Duket se procesi ka hyrë në një fazë të pakthyeshme: zhveshja e pushtetit ka nisur dhe emri i Ramaduro është damkosur. Dosja përmban ngjarje shokuese, jo thjesht kopje dokumentesh. Janë regjistruar tre largime të mëdha brenda Këshillit të Ministrave, për arsye shëndetësore dhe të rastësishme, të tre personazhe me lidhje të afërt dhe besnikëri ndaj Ramës.

Largimi i parë ishte ai i Endri Fugës, figura kryesore e propagandës qeveritare dhe e medias, i njohur si “gebelsi” i sistemit. Përfshirja e tij në interesat e pushtetit ka qenë gjithmonë e pranishme, ndonëse shpesh në rrugë indirekte.

Më pas, Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, përjetoi një ndërhyrje mjekësore në Itali, duke i mundësuar një largim të qetë. Agaçi është njeriu rreth të cilit mbeten shumë paqartësi, si brenda ashtu edhe jashtë godinës së qeverisë, veçanërisht në ekonomi dhe drejtësi. Kujtojmë lidhjet e tij me rastet Bechetti dhe Artur Shehu, si dhe angazhimin me agjentët ndërkombëtarë të përfshirë në hetime për narkotikë.

Vali Bizhga, shefja e kabinetit të Ramës dhe një nga bashkëpunëtorët më besnikë që nga koha e tij në Bashkinë e Tiranës, u largua më 30 shtator 2025. Ajo nuk ka qenë e përfshirë në asnjë skandal dhe asnjë akuzë institucionale apo mediatike nuk i është bërë. Zyra e Kryeministrit përmend si arsye largimin shëndetësore, por mbetet një ndjesi se ka diçka më shumë të pathënë.

Në fund të gushtit 2025, më 29, Kryeministria priti një vizitë shumë të shkurtër të Nency VonHorm nga Ambasada e SHBA-së, vetëm 20 minuta, pa njoftime për një takim me Ramën.

Sa i përket SPAK-ut, aktivitetet e dukshme mund të duken të rastësishme, por janë të lidhura me kontekstin e dosjes. Altin Dumani mori pjesë, me ftesë të DEA-s, në Konferencën Ndërkombëtare për Zbatimin e Ligjit mbi Narkotikët në Nashville, Tennessee, më 26-28 gusht, dhe më pas zhvilloi takime në Washington D.C. më 2 dhe 3 shtator për të diskutuar bashkëpunimin mes SPAK dhe agjencive ligjzbatuese amerikane kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikut të narkotikëve. Javën e parë të shtatorit, Dumani takoi edhe prokurorë nga Mali i Zi dhe Serbia për të njëjtin objektiv. Burimet thonë se kjo “Pako amerikane” kundër narkotikëve lidhet direkt me Ramën.

Donald Trump ka shpallur Klanin “Soros” si një organizatë financuese të grupeve terroriste. Hetimet mbulojnë gjithçka ku ata janë të përfshirë. Rama është pjesë e këtij rrjeti, duke qenë një “vëlla” i afërt me Aleksi. Ai ka qenë pjesë e dasmave dhe zëdhënës i tij në takime evropiane me barcaleta anti-Trump. Përpjekjet për të shmangur klanin pas fitores së Trump dështuan, dhe ata vazhdojnë ta përdorin situatën, siç ndodhi gjatë vizitës së Eric Adams në Shqipëri. Nicolas Maduro, lideri i Venezuelës, që e ktheu vendin e tij në një narkoshtet, është një tjetër “vëlla” i Ramës në kthimin e Shqipërisë në një “Narcoshtet”. Ai ofroi pasuritë e vendit për kompanitë amerikane në këmbim të qëndrimit në pushtet. Refuzimi i Trump ishte i qartë, dhe ofertat e Ramës nuk mjaftuan.

Rama përpiqet të zgjasë agoninë duke “shitur” ministrat sipas radhës dhe afërsisë së tyre, ndërkohë që përdor humorin dhe marrëdhëniet me liderë të huaj si Macron, Trump dhe Aliyev për të krijuar alibi. Ai shpesh përdor retorikën e Soros për të viktimizuar veten dhe për të sajuar justifikime të largëta për problemet reale. Por dosja ekziston dhe SPAK nuk do të lejojë luhatje apo dilema. Situata ka ndryshuar: sherifi i ri kërkon pastrim, jo vetëm në një drejtim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related