Nevojat e pushtetit lokal për infrastrukturë sidomos për të lidhur zonat rurale më qendrat urbane janë të mëdha, por bashkitë shqiptare po dështojnë të përmbushin angazhimet buxhetore për investimet
Ministria e Financave ka raportuar se përgjatë 9 -mujorit 2024 bashkitë shpenzuan 12 miliardë lekë për investime kapitale nga 46 miliardë që ishte fondi vjetor. Për 9 muaj u alokua vetëm 26 për qind e planit vjetor dhe në 3 muajt e fundit është në dispozicion 74 % e fondit të investimeve.
Situata me realizimin e investimeve vjen më e përkeqësuar se një vit më parë. Në vitin 2024 evidentohet një rënie e ndjeshme e peshës së shpenzimeve për investime në totalin e buxhetit vendor (17.8%), nga 23 % në të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Gjatë 9 mujorit 2024, sipas natyrës ekonomike, bashkitë kanë përdorur rreth gjysmën e shpenzimeve për personelin (Paga dhe Sigurime 49.5%), duke u rritur peshën e këtyre shpenzimeve krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më pare si rrjedhojë e rritjes së pagave në muajin korrik.
Shpenzimet e përgjithshme të bashkive kanë ruajtur një trend normal, porse struktura e shpenzimeve është përkeqësuar më tej shpenzimet për investime dhe janë rritur ato për personelin.
