Biznesmeni Bashkim Ulaj është paraqitur këtë të martë në ambientet e GJKKO-së, ku po zhvillohet seanca gjyqësore lidhur me padinë për shpifje ndaj deputetëve Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
Padia është ngritur pas deklaratave publike të dy deputetëve në lidhje me resortin që kompania “Gener 2” po ndërton në zonën e Rrjollit.
Sipas pretendimeve të Ulajt, deklaratat e bëra nga Shehaj dhe Kapri kanë dëmtuar imazhin dhe reputacionin e tij si biznesmen.
Çështja po shqyrtohet në Gjykatën e Posaçme, ndërsa pritet që gjatë seancave të paraqiten argumentet dhe provat nga të dyja palët.
