Bardhi-Ramës: Halli jot është Olsi, jo drejtësia! Po bën ç’të mundesh që të ndikosh në hetim

Data

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili edhe pse thotë se nuk i komenton vendimet e gjykatave, për dënimin e Salianjit ka reaguar 3 herë nga entuziazmi i madh.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se halli i Edi Ramës është vëllai i tij, Olsi Rama dhe jo drejtësia, sipas tij, njëlloj si për Fatmir Xhafaj që kishte hall vëllain e tij trafikant droge Geron Xhafajn.

Teksa Rama i konsideronte kundërshtarët politik si shpifës, Bardhi i kujton të gjitha zyrtarët e tij të lartë që i ka mbrojtur, por më pas i kanë përfunduar në burg apo i kanë dalë personazhe me precedentë kriminalë.

Bardhi shton më tej se opozita shpif edhe për korrupsionin dhe inceneratiorët, por një dyzinë zyrtarësh janë në burg për këtë.

Deputeti demokrat shton se Ervin Salianji nuk e ka sajuar që vëllai i Ministrit të Brendshëm ishte një trafikant i dënuar droge në Itali dhe qendronte i qetë në Shqipëri, pa kryer dënimin, nën mbrojtjen politike të qeverisë së Edi Ramës, duke shtuar pyetjen retorike se kreu i qeverisë nuk flet për këtë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related