Pasi gazetarët dhe stafi i News24 u pengua për të hyrë në ambientet e punës dhe për të marrë sendet personale, ka reaguar Gazment Bardhi, i cili e ka cilësuar këtë si shkelje flagrante të ligjit dhe Kushtetutës.
Sipas tij, vendimi i gjykatës duhet të zbatohet nga ana e autoriteteve shtetërore, pasi në të kundërt përbën vepër penale.
Më tej Bardhi thekson se qëllimi i vërtetë i këtyre veprimeve nuk ka të bëjë me administrimin e një prone shtetërore, por me heshtjen e zërave kritikë.
“Moslejimi i gazetarëve dhe punonjësve të medias që të aksesojnë ambientet e tyre të punës apo të marrin sendet personale është antishtet, antiligj dhe antikushtetues. Sot lejimi i gazetarëve për të hyrë në ambientet e tyre të punës nuk ishte në diskutim apo opsional është vendim gjyqësor dhe duhet vetëm të zbatohet. Moszbatimi i vendimit gjyqësor është vepër penale dhe drejtësia duhet të veprojë menjëherë,” shkrun Bardhi.
