Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i kërkuar Kryeparlamentares Elisa Spiropali, duke vënë në dijeni edhe Trupit Diplomatik në Tiranë, për zbatimin e opinionit të Komisionit të Venecias lidhur me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhacka.
Duke përmendur qëndrimin e plotë të Komisionit të Venecias, në letrën drejtuar Kuvendit, Gazment Bardhi kujton se “opinioni këshillimor i Komisionit të Venecias arrin vetëm në një konkluzion/këshillë: Detyrimin e Kuvendit që të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, si element bazë i shtetit të së drejtës. Ashtu siç qartësisht Komisioni i Venecias është shprehur, në rastin e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi nuk po detyrohet që të votojë në një mënyrë të caktuar, por po përmbush vetëm përgjegjësinë e tij për të respektuar Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese”.
