Banori i Rrjollit në protestë: “Toka është e jona, jo e investitorëve”

Data

Gjatë protestës së zhvilluar në Bulevardi Dëshmorët e Kombit, një banor nga Rrjoll mori fjalën para protestuesve dhe shprehu kundërshtimin e tij ndaj projekteve të zhvillimit në zonë.

Ai deklaroi se ka jetuar për vite të tëra jashtë vendit, por sipas tij po përballet me procese gjyqësore dhe pasoja ligjore për shkak të kundërshtimit të projekteve që lidhen me tokat në Rrjoll.

Në fjalën e tij, protestuesi theksoi se:

  • Tokat e Rrjollit u përkasin banorëve të zonës.
  • Kundërshton projektet që parashikohen të zhvillohen në atë territor.
  • Shqipëria duhet të respektojë standarde demokratike dhe të drejtat e pronësisë.
  • Shprehu slogane kundër figurave kryesore të politikës shqiptare, duke përsëritur thirrjen e dëgjuar shpesh në këto protesta: “Rama në burg, Berisha në burg”.

Deklarata e tij u prit me duartrokitje nga një pjesë e protestuesve të mbledhur në bulevard, ku për të 16-ën ditë radhazi qytetarë dhe aktivistë po kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe ndryshime politike.

Çështja e pronësisë dhe zhvillimit në zonat bregdetare, përfshirë Rrjollin, Sazanin dhe Zvërnecin, është kthyer në një nga temat kryesore të debatit publik dhe protestave të javëve të fundit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related