Banorët e Baks-Rrjollit vijojnë protestat kundër resortit turistik: Do luftojmë për tokën tonë

Data

Banorët e zonës së Baks-Rrjoll kanë vijuar edhe këtë të hënë protestat kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonën ku ata pretendojnë pronësinë e tokave.

Protestuesit shprehen se institucionet shtetërore nuk kanë reaguar ndaj shqetësimeve të tyre dhe kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për të zgjidhur situatën.

Një nga banorët u bëri thirrje drejtpërdrejt autoriteteve dhe kryeministrit Edi Rama që të ndërhyjnë dhe të shohin nga afër situatën në zonë.

Banorët theksuan se janë të vendosur të vazhdojnë rezistencën dhe të mbrojnë tokat e tyre, ndërsa kërkojnë që ndërtuesit të ndalin punimet derisa çështja të sqarohet.

Protestat në këtë zonë kanë nisur prej më shumë se një muaji e gjysmë, ndërsa banorët kërkojnë që institucionet të ndërhyjnë për të trajtuar pretendimet e tyre mbi pronësinë dhe projektin turistik të planifikuar në këtë territor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related