Petro Koçi: PD ka mbetur parti gangsterësh, Sali Berisha po përpiqet të bëjë biznes me burgun e deputetit Salianji

Data

Pas kaosit të shkaktuar nga opozita ditën e sotme në seancën plenare në Kuvend, ka ardhur një reagim nga deputeti i PS, Petro Koçi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se dhuna është e papranueshme. Ndër të tjera zoti Koçi, thekson se PD ka mbetur parti gangsterësh dhe sipas tij, Sali Berisha po përpiqet të bëjë biznes me burgun e deputetit te vet.

Ja postimi i plotë i deputetit Petro Koçi:

Sot serish PD deshmoi se nga dikur regjim gangsteresh ka mbetur parti gangsteresh. Reagimi i tyre verteton se rasti Babale nuk eshte produkt vetem i aventurizmit dhe mendjelehtesise por nje intrige ku jane perfshire nivele me pergjegjesi te larta politike ne PD. Kjo bashkefajesi shkakton veprime te papergjegjshme. Nderkohe veprimet e stilit guerril nuk kane per qellim mbrojtjen e Salianjit por presionin ndaj drejtesise qe te terhiqet nga gjykimi objektiv ndaj Sali Berishes, i cili po perpiqet te beje biznes me burgun e deputetit te vet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related