“Balluku”/ Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve, zbardhet urdhri

Data

Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e parashikuar të zhvillohej sot për çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, është shtyrë.

Vendimi është marrë me urdhër të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja do të zhvillohet ditën e nesërme, më 29 janar, në orën 12:00.

“Ju njoftojmë se, me Urdhrin e Kryetarit nr. 8, datë 27.01.2026, është shtyrë mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e planifikuar për sot, datë 28.01.2026, ora 12:00”, thuhet në njoftimin drejtuar anëtarëve të Këshillit.

Shtyrja vjen në një moment të ndjeshëm politik, ndërsa ndaj Belinda Ballukut po zhvillohen hetime dhe pritet që Kuvendi të shqyrtojë çështjen e mandatit dhe imunitetit të saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related