Kreu demokrat Sali Berisha, gjatë takimit me demokratët e Vaut të Dejës, ka komentuar tenderin për larjen e makinës së zëvëndëskryeministres Belinda Balluku, që parashikon shpenzimin e 10 mijë euro në muaj për këtë shërbim.
Berisha tha se as sulltanesha e sulltanit të Bruneit nuk shpenzon aq, ndërsa akuzoi qeverinë se ka hajdutë të të gjitha llojeve.
“Lubi Balluku shpenzon për larjen e makinës së saj 10 mijë euro në muaj. Ju garantoj se as sulltanesha e sulltanit të Bruneit nuk shpenzon aq. Si mundet një zyrtare e njerëzve që marrin 60 70 euro pension të imagjinojë… po i vjedhin ata se kanë hajdutë xhepash. Kanë hajdutë të gjitha niveleve. Kjo i ndan me lavazhin. Se si i ndan nuk mund të arrij ta kuptoj kurrë”, tha Berisha
