Balluku po bëhet “Veliaj 2”

Data

Duket se ftohja e Ramës ne Belën  po sjell së shpejti kurbanin e radhës. Shfaqja e parë demonstruese ishte në fushatë kur i gjati e shtyu tutje me brryl duke bërë gjest të dhunshëm e bezdisës për praninë e afërt të saj. Mesazhi i fundit ndodhi në Cërrik. KM shoqërohej nga ministret Balluku dhe Denaj. Në publikimet e qeverisë.dhe fotot e shpërndara nga zyra e komunikimit pas aktivitetit për bujqësinë, mungonte Balluku. Dërgesat shfaqnin vetëm Ramën dhe Denajn dhe kur kishte material video mungonte zëri zëvëndëses.  Kjo nuk është thjesht gabim njerëzor i një soecialisti zyre, më tepër se sa një  vijë sjellje editoriale e ardhur nga lart.

Duket se zvkryeministrja është detyruar ta nxitojë e të shfaqë veten në faqen e saj në fb për të arnuar  çarjen. Por edhe këtu kemi shenja të një divorci me letra të dorëzuara në hyqymet. Në publikimet në rrjete sociale Balluku dhe Denaj kanë një element tjetër diferencues dhe tregues se kazani po vlon.

Balluku shkruan  në fb:

“..Tryezë dialogu me fermerë  e sipërmarrës, për të dëgjuar shqetësimet dhe ndarë mendime mbi sektorin bujqësor, si një zë i rëndësishëm për ekonominë e vendit. Bashkëpunim  mes të gjithë aktorëve për t’i dhënë një ritëm edhe më të shpejtë zhvillimit të sektorit…” Shihet se në postim  nuk e gjejmë askund përmendjen e emrit të shefit në krye të takimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related