Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, deklaroi sot gjatë eventit “Shqipëria Turistike 2030” se industria e ndërtimit po punon pa ndërprerje për të zgjidhur problematikën e trafikut në hyrje të Elbasanit. Ajo theksoi rëndësinë e një bypass-i të ri, rreth 3 kilometra i gjatë, që do të lidhë nyjën Bradashesh–Lekaj, duke shmangur qendrën e qytetit.
Balluku siguroi se kantierët janë brenda afatit dhe do të dorëzohen para afatit kontraktual. Projektet për segmentet Berat–Bllaban, si dhe ato të autostradës Tiranë–Durrës, janë drejt përfundimit. Rruga e re pritet të jetë funksionale për sezonin turistik të vitit të ardhshëm, duke garantuar lëvizje më të lehtë dhe ulje të bllokimeve në këtë segment.
Ky investim është pjesë e strategjisë së vazhdueshme për përmirësimin e infrastrukturës rrugore kombëtare, e cila synon jo vetëm lehtësimin e traffikut, por edhe përforcimin e lidhjes me korridoret rajonale dhe zhvillimin ekonomik në zonën e Elbasanit.
