Balla me eurodeputetët e Komitetit të Stabilizim-Asociimit: PE mbështetës i palëkundur i zgjerimit të BE me Shqipërinë

Data

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, zhvilloi dje një takim me eurodeputetët e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Ky takim i rëndësishëm u mbajt në një moment kyç për rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit, pas Konferencës së Dytë Ndërqeveritare dhe hapjes së kapitujve themelorë të negociatave me BE-në. Në fjalën e tij Balla theksoi se Parlamenti Evropian mbetet një mbështetës i palëkundur i procesit të zgjerimit të BE me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Sipas Ballës, Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për grup-kapitujt e parë, “Themeloret”, duke shënuar një moment historik kurorëzimi i përpjekjeve të mëdha të deritanishme në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit.

“Shqipëria ka bërë përparim të thellë falë vendosmërisë politike, mbështetjes së madhe popullore të shoqërisë dhe punës së palodhur të administratës”, theksoi ndër të tjera Balla gjatë takimit. Ai vlerësoi përkrahjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian dhe të eurodeputetëve përgjatë procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Ministri Balla falënderoi eurodeputetët për miratimin e raportit të fundit, që mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në vitin 2030 dhe evidenton mbështetjen e institucioneve evropiane për reformat e ndërmarra në Shqipëri. Në takim u diskutua gjithashtu për përparimet në procesin e vetting-ut dhe për operacionet e SPAK, të cilat kanë çuar në hetime, ndjekje penale dhe dënime të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related