Axios: Kuba ka siguruar mbi 300 dronë ushtarakë/ SHBA shqyrton kërcënimin e mundshëm ndaj Guantanamos dhe Floridës

Data

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë një kërcënim të ri të mundshëm nga Kuba, pas raportimeve se Havana ka siguruar më shumë se 300 dronë ushtarakë.

Sipas një raporti të publikuar nga  Axios, që citon burime të inteligjencës amerikane, autoritetet kubane po diskutojnë përdorimin e këtyre mjeteve ajrore pa pilot kundër objektivave amerikane.

Raporti pretendon se ndër objektivat potencialë përmenden baza amerikane Guantanamo Bay Naval Base, anije ushtarake të SHBA-së dhe madje zona e Key West, që ndodhet rreth 145 kilometra larg Havanës.

Sipas raportimeve, zhvillimet në teknologjinë e dronëve dhe prania e dyshuar e këshilltarëve ushtarakë iranianë në Kubë kanë shtuar shqetësimet e administratës së presidentit Donald Trump për sigurinë rajonale.

Edhe  Reuters raportoi se informacionet e inteligjencës amerikane mund të përdoren si bazë për masa të mëtejshme strategjike apo ushtarake nga Uashingtoni.

Deri tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga autoritetet kubane lidhur me këto pretendime.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related