Kastriot Kotoni
Kur flitet për agjentët (spiunët, bashkëpunëtorët) përherë prapa tyre qëndrojnë oficerët e shërbimeve sekrete. Në libër shmanget me qëllim profesional formimi i tij agjenturor nga oficerët e Shërbimit sekret amerikan. Siç del nga rrëfimi i Avdulit në rreshtat e parë të dosierit ai ka një profil të lartë politik dhe ideologjik. Pyetjet që shtrohen, pse ka lënë aq shumë gjurmë edhe pse mundohej të përhapte dizinformacion, kur do të hynte në kufirin verior, ai në fakt ishte futur në kufirin jugor të Shqipërisë. Po siç duket Sigurimi i Shtetit kishte njerëz deri edhe në aeroportet e Amerikës dhe Evropës, si edhe padyshim në mbledhjet e “Frontit të Rezistencës”, ishte syri dhe veshi i Sigurimit. Kjo dëshmi kontradiktore në betejën mes shërbimeve sekrete që del qartë rreth fatit të këtij njeriu që ngelet pezull diku në kufijtë e të skajshmes mes jetës dhe vdekjes dhe mbijetesës, ndoshta ekziston legjenda e pavdeksisë dhe e ringjalljes së njeriut pas vdekjes së tij, ndryshe çfarë ishte Avdul Banushi ? Ja si e nis rrëfimin e tij 16 vjeçari Avdul Banushi i kthyer nga Gjermania nga kampet e shfarosjes në Reggio Emilia. Aty takoi gjithë shpurën antikomuniste e larguar në nëntor 1944. Bashkë me shokët e kampit të Gjermanisë, Jorgjin dhe Sopotin. Përshtypja që i lanë këta burra që mburreshin dikur në vend, tani i ngjanin shumë pleq, shmë të hutuar. Vitet që do të vinin do të provonin se Balli Kombëtar kishte bërë gabime të rënda dhe i kishte lënë aq shumë teren komunizmit sa vështirë të ktheheshin në kohërat kur pesha jonë ishte aq e madhe në popull. Mit’hat Frashëri duke na përcjellë na tha .Ndoshta takohemi përsëri. Ai më dha një letër të bardhë ishte një kartvizitë ku shënohej një numër telefoni.
Në një nga ato ditë kur kishim mbritur në Bari, u kujtuam për telefonatën. Foli Sopoti. U takuam pas kësaj në një mbledhje me Ali Beun Këlcyrën, Lec Kurtin i cili kishte shpresë tek ndërhyrja e perendimorëve brenda vitit 1948. Rasim Babameto më dha një pliko të vogël për një familje në Tiranë. Familjes Babameto. Lagja<> Tiranë. Në kampin gjerman nuk kisha guxuar tëëndërroja. Tani më mbyti malli dhe dëshira për të jetuar shkruan A.Banushi. Pas dy muajsh qëndrimi në fshat në vitin 1945 erdhi një togë policie nga Komisariati i Gjirokastrës mbërriti në Golemin e Avdulit. E vërteta ishte se i ati i Avdulit ishte i lidhur me komunistët. Aktivitetin e tij me Ballin e kish parë me mosbesim, madje me urrejtje. Unë isha aktivizuar me rininë e Ballit dhe më arrestuan në një demonstratë, nga këto lista më ngarkuan gjermanët për në Kampet shfarosëse. Ç’kisha bërë unë, një djalë 16 vjeçar që kthehesha nga kampet e përqëndrimit nazist dhe në sekondë sapo mbërrita në tokën shqiptare kontrollohem imtësisht. –Na trego për ato udhëzimet që ke marrë më pyeste hetuesi. –Fillo fillo, përsëriti hetuesi. Na thuaj cili ishte qëllimi organizatës suaj.-Nuk kam sjellë udhëzime zoti hetues, i përgjigjet Avduli.-Po ti kujtoj unë, tha hetuesi. – Letra që të dha zoti Babameto ishin për tre persona apo jo?- Nuke di.
Për tre ish-komandantët e Ballit Kombëtar: Jup Kazasi, Lahe Nuron, dhe Abaz Ermenjin. Hë bindesh tani se unëi di të gjitha i thotë hetuesi. Mos bëj të paditurin.-Ti ke një rethanë lehtësuese djalosh, se yt atë ka qenë i lidhur me ne. Ishe i ri ballist mund të bëhesh i ri komunist.- Kurrën e kurrës! Bindjet janë të mijat. Ju më bëni propozime të papranueshme për karakterin tim. Po zotrote ti e quan fyerje të bëhesh i ri komunist. Avduli pas një torture 18 mujore nën hetuesi në gusht dolën në gjyq dhe të tre i mohuam akuzat. Ishim tre njerëz kishim sjellë tre letra pa e ditur jo vetëm seç shkruhej në to, por pa njohur asnjërin prej tyre. Nëse ata po kryenin veprimtari antikomuniste, ne nuk kishim hedhur asnjë pushkë. Megjithë makinacionet me dëshmitarë të rremë, ne u dënuam me nga 15 vjet për veprimtari armiqësore e bashkëpunim me agjenturat e huaj. Isha 16 vjeç dhe duhet të dilja 31 vjeç. Tridhjetëvjeçarët më dukeshin pleq. Sa nuk u çmenda natën e parë, ishte e pamundur të mendoja se jeta ime ishte tani e mbyllur brenda këtyre mureve. Në maj të vitit 1948, pas një qëndrim në burgun e Tiranës erdhën kamionët dhe na dërguan në kampin e Vloçishtit për tharjen e kënetës. 500 të burgosur të organizuar nëbrigada dhe, kompani, e skuadra. Nuk ndryshonte asgjë nga kampet naziste të punës. Hapnim kanal. Avduli kujton dhe pyet veten, pse gjendej aty Profesor Eqerem Çabej dhe Ethem Haxhiademi? U kërkohej norma edhe atyre dhe ata iu përgjigjën S’mundemi ta realizojmë, zotëri. –Ka mbi një metër ujë.
Kapterët hynë në kanal dhe thuajse i zhveshën dy të burgosurit intelektual dhe iu lidhën duart dhe i futën deri në fyt në ujë. I lanë ashtu për tre orë. Vuajtje dhe situata alla Monte Kristo vazhdon më tej Avdul Banushi në rininë e tij. Ka një varg emrash në kujtimet e tij të rinisë, që nga Alfred Ashiku, nga Shkodra, e tjetri Fiqeret Hoxha nga Gjirokastra, Tasi Marko komandat burgu, Hito Hitaj kapter i egër, Muarrem Xhixha tentoj të arratisej nga kampi e vranë. Arshi Pipa i cili iu ankua Tasit- Pse vuaj unë për hir të vëllait ish deputet Myzafer Pipa. Iu ul në gjunjë komandantit dhe i tha: më piu uji kënetës dhe ushunjëzat. –Eqerem Çabej foli si më poshtë:-Juve zoti Pipa keni fyer të gjithë, nacionalizmin shqiptar me përuljen tuaj të turpshme. Burgu është luftë për ekzistencë thotë hajduti që kish tentuar të vidhte ish ministrin Rrok Gera. Ngjarja pikante e një mësuesi që kish parë se çfarë kishte shkruar e bija në një bllok. Kur e kishte pyetur ai , përgjigja e saj ishte therëse. “Më ka thënë mësuesja të dimë se kush janë armiqtë. E kishte goditur aq fort sa e kishte lënë të vdekur. Tmerri i vdekjes së saj e kishte detyruar të arratisej. Por e kishin kapur. Në rrëfimin e jashtëzakonshëm në kohën e “Provokimeve të gushtit”. Ushtria shqiptare ndonëse e armatosur keq me ato pak armë që i kishte kap armikut në Luftën e Dytë Botërore u bëri një rezistencë të jashtëzakonshme forcave greke. Beteja e Vidohovës nuk mund të harrohej. Ne të burgosurit ishim fare afër frontit të luftimeve në kampin Orman-Pojan. Sukseset e ushtrisë shqiptare na ngazëllenin pavarësisht se e drejtonin komunistët. Një peticion i të burgosurve i kërkonte komandës së kampit , armë për të përballur agresionin monarkofashistë në drejtim të Shqipërisë.
Komandanti Beqir Liço, në një atmosferë të pazakontë patriotizmi, na mblodhi përpara kazermave të kampit rrëfen Avdul Banushi për këtë moment emocional. Komandanti tha:-E kemi të qartë dëshirën tuaj. Ju doni të luftoni në mbrojtje të atdheut, pavarësisht se regjimin tonë nuk e doni. Por mesa duket këtë vullnet nuk e llogarisin armiqtë tanë. Ndryshimet tona ideologjike janë punë të brendshme e familjes shqiptare, kurse Shqipërinë e kemi të gjithë bashkë dhe jemi të gjithë bijtë e saj. Pse m’u duk shumë njerëzor ai njeri mes të burgosurve kur fliste kështu. Mësuam se monarkofashistët grekë qenë kthyer nga kishin ardhur. Jeta e Avdulit nga njëri kamp pune në tjetrin falë zotërimit të gjuhës italiane kishte përmirësime. Mbresa të pashlyeshme ka lënë burgu i Burrelit në memorien e A.Banushit në moshën 26 vjeçare.Njëtakëm emrash kish njohur, si Halo Kuçi, Bilal Nivica, Aqif Biçaku, Zef Çoba, Avni Koka, Fatos Kokoshi, Engjëll Çoba, Qazim Merlika, Paisi Xhuvani, Akile Tasi, Afiz Ali Tarja, Aleksandër Kapinova. Një ngjarje komike e cila e përcaktoi për një moment si Ministër i Brendshme i zgjedhur nga një grup i rëndësishëm “intelektual”me emrin “Epaminondës”. E thërret hetues Gjolek Aliu. –Zoti kryetar nuk e pranoj këtë karrige, kam pretendime më të mëdha. Ata që u ndodhën aty ia plasën gazit, shkruan A.Banushi.- Je shumë i ri për poste më të larta-tha Gjoleka.- Përkundrazi kam një jetë që jetoj midis ministrave dhe intelektualëve. Më 10 korrik një grup bashkëpunëtorësh të Sigurimit kishin shpërndarë trakte. Më kishte futur dikush në kurth. Kësaj radhe më futën në qelinë e tmerrit Nr 2. Më datën 10 shkurt të vitit 1961 Avdul Banushi lirohet pas 15 vjetë burgim. Të gjeje një makinë për në Tiranë ishte tepër e vështir në Burel. Paragjykime e provokime më së fundi hypi në autobus drejt Tiranës. Tirana kishte ndryshuar shumë sapo mbërrin tek berberi ky i fundit e njohu, ish shok fëmijërie më në fund dhe i tregoi rrugën për te halla e Avdulit.
Tërë natën biseduam nuk ngopesha duke parë njerëzit e mi. Pashë Tiranën m’u duk shumë e bukur dhe më pas mora autobuzin për Gjirokastër e mandej drejt fshatit Golem. Pesë orë e gjysmë udhëtim. Në orën tetë të mbrëmjes u gjend në mjedisin familjar. Motrat nuk e njihnin e iu desh t’u thoshte se ishte Avduli i vëllai i tyre. Mamaja i mbante erë, babai rrinte ulur e përshkruan këtë skenë shumë prekëse me mjeshtri të rrallë A.Banushi. 15 vjet pa u parë, dhe asnjëherë në dyert e burgjeve. Ra çanga e kooperativës dhe unë ende po flija gjumë, nuk e dija çfarë ishte ai tingull metali? Kur ai pa se çfarë ushqimi mori me vete i ati i Avdulit tek po shkonte në vreshta ai i tha mamasë së tij –Po ne në burg hanim ushqim më të mirë se ky që do të shkojë të punojë! Po ato pushkët pse i mbani o baba? –do t‘i përdor kur t’i vijë koha.-Po lufta ka 16 vjet që ka mbaruar? Tani mbase janë ndryshkur? Unë i mbaj ato pushkë se mos vjen ndonjë ballist si ti. Edhe mund të vij,-shtova disi hokatar. –Në ardhtë, ku do të futesh ti? Babai qeshi befas aq fortë sa ishte e pabesueshme për karakterin e tij. Ishte një e qeshur me aq sarkazëm sa me të vërtetë u nevrikosa.
Ky dialog alla “Familja e Peshkatarit” nuk është kund në letërsinë shqiptare, vula tashmë është e Sulejman Pitarkës. Djalit të shtëpisë i vjen tek porta një oficer i Degës së Brendshme. –Djalin duhet ta marrë në Gjirokastër.- Mos ka bërë ndonjë proçkë tjetër u përgjigj i ati. Major Manol Milo ia komunikon shkresën e Ministrisë së Brendshme ku shkruhej se Avdul Banushi duhej të largohej nga fshati Golem dhe të banosh nën mbikëqyrjen tonë në qytetin e Fierit. Ne të dimë që ty të jepet për pikturë mendojmë të caktojmë në Shtëpinë e Kulturës të këshilloj të mbash qëndrim të mirë i thotë Kryetari i Degës së Fierit. Pesë muaj më pas 8 gusht të vitit 1961 isha duke shëtitur në rrugën e kryesore të qytetit me Profesor Sejfulla Malëshovën. Kisha ditë që e njihja, sepse për jetën e tij kisha dëgjuar shumë. Edhe ai si unë ishte i internuar aty. Nuk mbaj mend se çfarë bisedonim, por më kujtohet se unë mbaja me vete një biçikletë. Ishte e diel. Papritur një<> na bllokoi rrugën. -Si jeni profesor tha njëri prej tyre, shkruan Avdul Banushi. –Mirë- tha zbehtë bashkëshoqëruesi im.-Por nuk ju njoh, or djem.-
Do të na njohësh do të na njohësh. –Po ti kush je? m’u drejtuan mua. Më tërhoqën zvarrë në makinë. Më futën në birucë dhe nuk kisha më shpresë se ekzistonte zoti. Si është e mundur të futesh në burg vetëm se bashkëbisedon me një njeri, apo një grup njerëzish që mendojnë si ti? Më hipi në kokë për të mos e shtyrë tërë jetën në burg. Duhej të bëja gjithçka për t’i shpëtuar kësaj skllavërie. Fshati më ndihmoj se kisha në xhepin e pasëm çelësin e biçikletës, me të hapa një drunë dhe dola në koridor. Me një aktrim hollivudian Banushi sajon një tip çante dhe dukej si një punonjësi burgut që kryente kontrolle financiare. U përshëndet me policin e parë të dytin dhe sapo kaloj portën ia mbathi një vrapi që nuk kish të ndaluar. Mori paratë në dhomën ku kish banuar dhe e merr një kamion në drejtim të Gjirokastrës. U gjend përballë malit të Buretos dhe mori rrugën pa ditur se ku? Siç shkruan ai .Ikja si i marrë sa më hanin këmbët. Nuk e dija se sa rrugë bëra kështu. Por toka e huaj ishte si toka ime, gjithë gurë, zall, humus, e ferishte.
