Ligji i ri për dosjet e Sigurimit, vetëm 8 kandidatë nga partitë e vogla dorëzojnë formularin

Data

Ndryshimi i ligjit për ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit u shoqërua me rritjen e kërkesave për verifikime nga pushteti vendor. Por e kundërta ka ndodhur me partitë politike që tashmë janë në kulmin e fushatës elektorale. Mësohet se për këtë forcat politike kanë marrë në dispozicion formularin përmes të cilës mund të kërkojnë verifikime

Megjithatë burimet thanë se vetëm 8 kandidatë kanë dorëzuar dokumentin. Madje edhe ata u përkasin partive të ashtuquajtur të vogla që janë përfshirë në garën e 11 majit.

Të drejtën për të bërë këtë transparencë e kanë të gjithë konkurrentët e lindur para vitit 1972.

Megjithatë ashtu siç edhe raportohet nga autoriteti i dosjeve, vetëm në vitin 2024 u konstatuan 13 zyrtarë në institucione që kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit. Madje ata kanë pasur një certifikatë të pastërtisë të dhënë nga komisioni Mezini Bezhani, por problemet u konstatuan pas riverifikimit në zbatim të ndryshimeve ligjore.

Mësohet se pesë prej tyre kanë qenë ish deputet në parlamentin shqiptar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related