Atentatet ndaj Donald Trump, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin për të rritur nivelin e sigurisë së kandidatëve presidencialë

Data

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një projekt-ligj që  do t’u sigurojë kandidatëve presidencialë të njëjtin numër agjentësh për t’i mbrojtur ata si presidenti aktual.

Projektligji u prezantua në korrik nga ligjvënësit republikanë pas atentatit ndaj Donald Trump në një tubim të fushatës në Butler, Pensilvani.

Sot, pesë ditë pas tentativës së dytë kundër tij, projektligji u miratua unanimisht.

Drejtori i Shërbimit Sekret, i cili është përgjegjës për mbrojtjen e politikanëve, duhet “të zbatojë të njëjtat kritere për të përcaktuar numrin e agjentëve të nevojshëm për të mbrojtur presidentin, zëvendëspresidentin, kandidatët kryesorë për presidencën dhe zëvendëspresidentin”, thuhet në projketligj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related