Në samitin e NATO-s, Mitsotakis flet për shkeljen e Marrëveshjes së Prespës

Data

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha se do ta ngrehë shqetësimin lidhur me mosrespektimin e Marrëveshjes së Prespës nga Qeveria e re maqedonase, gjatë samitit të NATO-s që po mbahet në Uashingto

Greqia dhe fqinji i saj arritën marrëveshje për emrin e shtetit, dhe Shkupi u pajtua që të ndryshojë emrin e shtetit nga Maqedoni në Maqedoni e Veriut dhe Athina hoqi dorë nga vetoja për anëtarësimin e fqinjit të saj në NATO.

Presidentja e re maqedonase, Gordana Silanovska-Davkova, gjatë inaugurimit të saj në maj, iu referua shtetit të saj si Maqedoni e jo Maqedoni e Veriut.

Duke marrë pjesë në samitin për 75-vjetorin e themelimit të NATO-s, Kyriakos tha se “kam shqetësime serioze” lidhur me përdorimin e emrit nga Qeveria e re maqedonase e udhëhequr nga VMRO DPMNE.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related