Asfalt elektoral, si Balluku dhe drejtori i ARRSH kanë hapur “thesin” para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, po…

Data

Belinda Balluku dhe Gentian Gjyli, e para ministre e Infrastrukturës dhe i dyti drejtor i Rrugëve, kanë hapur “thesin” para zgjedhjeve parlamentare të muajit maj 2025. Një nismë kurajoze, teksa “asfalti” është përdorur gjithmonë për vota në këto 35 vite pluralizëm. Por, duket se krahas votës, kjo dyshe do edhe afrimin e oligarkëve të ndërtimit, ata të cilët financojnë çdo fushatë elektorale, publikisht apo edhe në mënyra të tjera. Publikimi i tenderëve të tillë bëhet edhe për t’i pasur nën kontroll, për financim apo edhe ndikim te punonjësit, ku në këto zgjedhje krahas “luftës” me opozitën, eksponentë të mazhorancës do e kenë edhe me njëri-tjetrin.

Sipas dokumenteve që ka analizuar VoxNews, janë hapur procedurat e By Pass-it të Sarandës, rruga Kashar – Vaqarr apo edhe loti tjetër i zgjerimit të Tiranë – Durrës. Procedura me vlera të mëdha, teksa tender është hapur edhe për “ndihmën” që ARRSH-ja do t’i bëjë edhe koncesionarit të rrugës Durrës- Kukës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related