Artan Grubi ‘non grata’, Zejnaj: Mesazh për qeverinë e re maqedonase dhe anëtarët e Kushtetueses që të kenë kujdes

Data

Departamenti amerikan i Shtetit ka futur në listën e zezë të SHBA ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, si dhe gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Enver Behxheti.

Në një njoftim për media, DASH tha se Grubi dhe Bexheti “janë përfshirë në korrupsion të madh duke pranuar ryshfet për t’i minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkovit, ish-drejtorit të shërbimit sekret”.Këtë akt, analisti dhe drejtori i Storm-rks, Argjend Zejnaj, në një analizë për “MCN live”, e sheh si mesazh jo vetëm individual për Grubin por edhe si mesazh për qeverinë e re dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të cilët janë në vëzhgim nga SHBA.

“SHBA ndikon direkt, në Shqipëri e ka krijuar SPAK që të themi ‘po pastron’ pjesën politike te korruptuar, në Maqedoninë e Veriut po godet direkt dhe kjo tregon se janë syhapur për persona me ndikim politik që supozohet se mund të ndikojnë në destabilizimin e rajonit. Rrjedhimisht kur kemi parasysh se kur dyshohet për korrupsion, mund të jenë në nivele të larta që mund të përdoren për kauza politike që mund të sillen për destabilizim të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ne nuk i dimë fakte por nga ajo që është deklaruar nga DASH i bie qe ish-zëvendëskryeministri, me njërin nga anëtaret e Gjykatës Kushtetuese ka ndikuar në mori çështje për përvetësime te jashtëligjshme dhe tejkalim të autoritetet zyrtare dhe kjo i bie qe Artan Grubi do të jetë njëra nga të tjerë që do të ndodh për të qene të padëshiruar nga SHBA.

Kjo është si mesazh edhe për qeverinë e re edhe për pjesëtaret e saj dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese se janë në vëzhgim dhe nuk duhet lejuar të ndodhin vendime populiste, korruptive, në raport me asnjë etni në MV dhe në raport me asnjë parti politike në MV dhe mbi të gjitha me buxhetin e MV të cilën e ndihmohet dhe SHB që të mos bie nën ndikimin e segmenteve të ndryshme.  

Sinjal i SHBA që ju kemi nën vëzhgim mbarë spektrin politikë dhe asaj pjese legale të Gjykatës Kushtetuese të MV dhe besoj se e kanë marrë mesazhin zyrtar dhe ish-zyrtar, dhe do duhej të kishin kujdes për shkak se SHBA nuk fal, vonojnë, por nuk falin.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related