“ Arsenali i Niklës: Banesa e Ylli Zallës, dyshohet si baza e autorëve të atentatit të Rinasit”

Data

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga arsenali i armëve që u gjet këtë të premte në një banesë në zonën e Niklës në Fushë Krujë.

Raportohet se banesa është në pronësi të shtetasit Ylli Zalla i cili është shpallur në kërkim nga policia. Dyshohet se nga kjo banesë ka dalë makina e autorëve tip “Toyota” e përdorur në atentatin e Rinasit ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos Mustafa Shaljani (Sheqeri).

Nga kontrollet brenda saj janë gjetur municione të ndryshme si armë automatikë, mitraloz, granata, fishekë të kalibrave te ndryshme, fitil zjarr përcjellës, granata si dhe lëndë plasëse të lidhura me celularë për shpërthime në distancë.

Si ndodhi atentati

Gilmando Dani, 47 vjeç, u vra më 11 nëntor të këtij viti te Rrethrrotullimi i Rinasit, pak pasi kishte mbërritur në Shqipëri nga Barcelona.

Ai ishte bashkë me Muçi Shaljani (Sheqeri) 40 vjeç punonjës i AMP-së (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore) dhe pasi zbresin në Rinas, marrin nga parkimi i aeroportit një mjet tip “Mecedez Benz” ngjyrë të bardhë.

Pak metra pas largimit nga aeroporti, autorët i kanë zënë në pritë dhe kanë hapur zjarr me breshëri plumbash ndaj automjetit, duke shkaktuar vdekjen e Danit dhe plagosjen e Shaljanit, i cili ndodhet aktualisht në spital në gjendje kritike për jetën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related